Top Story – “Vjedhje me tendera” – Ja si grabiten 300 mln euro çdo vit nga institucionet

0
68

Top Story rinis vitin 2020 me çështjen mbi vjedhjet e tenderave! Në këtë dokumentar hidhet më shumë dritë në një anë të panjohur të ekonomisë, për pjesën më të madhe të shoqërisë. Prokurimet Publike në aspektin ekonomik kanë si qëllim që të përdorin me eficencë paranë publike.

Por në të vërtetë kjo nuk ndodh në vendin tonë. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Top Story rezulton se me tenderat keqpërdoren paratë publike. Mbi 300 milionë euro humbet vendi ynë cdo vit si rezultat i klientelizmave dhe aferave korruptive që realizohen me tenderat.

Legjislacioni prokurimeve publike ka nevojë që të ndryshohet për të eliminuar të gjitha hapësirat që lejojnë abuzimet. Aktualisht sipas raporteve të ndërkomëbëtarëve rezulton se një në tre tendera është pa garë. Kjo të lë të kuptosh për shkallën e lartë të korrupsionit që ka kapluar vendin tonë.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here