VIDEO/ “Ju duam, Londër ja ku erdhëm”, momenti kur shqiptarët hidhen nga kamioni dhe arratisen

0
423

Pesë emigrantë shqiptarë janë filmuar duke dalë nga një kamion në Stonehouse Estate në Purfleet të Londrës.

Sipas “Daily Mail”, burrat ndodheshin në pjesën e pasme të automjetit të rëndë dhe për një moment ata çajnë mbulesën dhe hidhen në rrugë për t’u arratisur.

Ky moment është parë edhe nga një burrë që ndodhej aty pranë, i cili ka treguar se në çastin që u hodhën, emigrantët bërtitën: “Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”.

Sipas mediave të huaja, emigrantët u larguan nga vendi i ngjarjes pasi dolën nga kamioni para se të mbërrinte policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here