Askush nuk e fsheh më, Barcelona me trajner të ri! E pranon klubi i legjendës

0
68

Ernesto Valverde nuk do të jetë gjatë trajner i Barcelonës. Stoli katalanas do të ketë një mjeshtër të fushës, së shpejti edhe të taktikës: Xavi Hernandez.

Drejtori sportiv i Al-Sadd, Muhammad Ghulam Al Balushi, ka pranuar se Barcelona po negocion me trajnerin e tyre dhe së shpejti do të ketë zhvillime.

“Jemi në dijeni të negociatave ndërmjet Xavit dhe Barcelonës. I urojmë atij suksese kudo që të shkojë”, – ka deklaruar zyrtari i arabëve.

Ky mund të quhet konfirmim tashmë dhe nuk ka dyshime për atë që do të ndodhë. Abidal nuk është në Doha vetëm për trajnerin Xavi, sepse ai ka takuar dhe mesfushorin Dembele, aktualisht i dëmtuar.

M.P. / Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here