Reali triumfon me penallti në Superkupën e Spanjës

0
96

Real Madrid ka nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Superkupën e Spanjës pas turneut që u zhvillua në Arabinë Saudite. Nëse në gjysmëfinale ndaj Valencias Reali dominoi me lehtësi ndeshjen, sot në finalen përballë Atletiko Madrid u desh të vuante deri te penalltitë, u më pas u tregua i pamëshirshëm.

Në 90 minutat e kohës së rregullt ishte Reali në kontroll të lojës duke krijuar rastet më të mira, me Atletikon thuajse gjithmonë në pritje për të gjetur një të çarë në prapavijën kundërshtare. Oblak u detyrua të bënte disa mrekulli të njëpasnjëshme për të mbajtur të paprekur portën e tij duke konfirmuar se është ndër portierët më të mirë në qarkullim.

Me barazimin pa gola mes dy skuadrave, ndeshja iu drejtua shtesave, ku këtë herë u deshën edhe ndërhyrjet e Kurtua për të ruajtur rrjetën të paprekur, pasi Atletiko krijoi disa mundësi të mira shënimi. Reali e mbylli sfidën me 10 vetë pasi Valverde u detyrua të ndalonte në mënyrë të parregullt Moratën i cili ishte nisur drejt portës, duke shpëtuar ekipin e tij e duke siguruar që ndeshja të shkonte të paktën me penallti.

Aty, Reali u tregua i pamëshirshëm si zakonisht, duke ekzekutuar me saktësi 4 gjuajtjet e tij, ndërsa Atletiko goditi shtyllën me Saul e më pas Thomas pa që goditja e tij të devijohej nga Kurtua. Me gjuajtjen e saktë të Ramos, Reali nisi festën, duke bërë të tijin trofeun e këtij edicioni shumë të veçantë të Superkupës së Spanjës në edicionin e parë që u mbyll me penallti.

Real Madrid-Atletiko Madrid 4-1 (pas penalltive)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here