Barcelona shkarkon Valverden, zyrtarizon trajnerin e ri

0
57
BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 02: General view inside the stadium as the sun sets prior to the La Liga match between FC Barcelona and Villarreal CF at Camp Nou on December 2, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ernesto Valverde nuk do të vijojë të jetë trajner i Barcelonës. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë pas mbledhjes së bordit drejtues, ku anëtarët e të cilit kanë kërkuar që Presidenti Bartomeu ta largojë Valverden.

Sipas “Radio Katalunya”, drejtuesit e klubit e njoftuan teknikun se shumë shpejt do të kontaktojnë me përfaqësuesit e tij për të diskutuar modalitetet e shkarkimit nga stoli.

Klubi në të njëjtën kohë ka përzgjedhur dhe trajnerin e ri, i cili do të jetë Quique Setién, tekniku aktual i Real Betis. Ai dhe Barca kanë arritur marrëveshje deri më 30 qershor 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here