“Pyetja e jetës” Arbana Osmani reagon për herë të parë për prezantimin e Big Brother: Ajo që di me siguri….

0
130

Prej ditësh është përfolur ne mediat rozë për se reality shoë “Big Brother” i cili është drejtuar për vite me rradhë nga Arbana Osmani, do ti besohet moderatores Luana Vjollca.

Për këtë ka reaguar për herë të parë Arbana Osmani, teksa u pyet në Instagram nga ndjekësit, ajo tregoi se formati do të rikthehet vitin që vjen, por ende nuk është caktuar moderatorja.

“Po “Big Brother” nuk do ketë më nga ty, na mungon ai format me ty në krye!”- e pyet ndjekësi Arbanën.

“Pyetja e jetës (as si je nuk më është bërë kjo pyetje) Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen.

Por mos më pyesni që tani nëse do të jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë…Ajo që di më siguri është që Top Channel si gjithmonë do bëjë zgjedhje të shkëlqyer!”- përgjigjet Arbana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here