Vuçiç ‘shtrin këmbët më tepër se ç’ka jorganin’: Kishat në Mal të Zi janë serbe, ashtu si ato në Kosovë

0
180

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference me gazetarët, tha se autoritetet e Malit të Zi duhet të bëjnë dialog në lidhje me Ligjin mbi liritë fetare me Kishën Ortodokse Serbe, pjesë e të cilës është Mitropolia Malazeze-bregdetare.

“Autoritetet malazeze flasin për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare, ndërkaq duhet të flasin për Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Vuçiç.

“Ta kenë të gjithë të qartë, se bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe me seli në Beograd. Ky ka qenë qëndrimi ynë dhe në bisedat me shqiptarët, në Bruksel, që ata të mos i shpikin si kisha të veta”, është shprehur ai.

Mali i zi ka miratuar ligjin e ri mbi liritë fetare. Si pasojë e kësaj ka pasur protesta të shumta në Malin e Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here