“Je gazetare apo klloune”, debat mes Ngjelës dhe-Lalës: Tërhiq fyerjen

0
82

Ngjarja e 21 janarit, e cila dje mbushi 9 vjet dhe ende familjarët e 4 viktimave kërkojnë drejtësinë e munguar, është kthyer në një debat të ashpër mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetares së ‘news 24’, Klodiana Lala.

Debati në studion e emisionit ‘Real Story’ nisi kur gazetari Xhevair Zhabina tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Çfarë organizatori?
Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.
Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.

Lala: Po edhe organizatorët.
Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.
Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.
Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?
Lala: Tërhiqe.
Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.
Lala:Më fyet.
Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here