FOTO/ Dy shqiptare në një skuadër, Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e spektaklit të madh amerikan

0
216

Këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë publik lajmin e bukur, se së shpejti do të jenë pjesë e një projekti të përbashkët. Dy shqiptaret do të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në “The Voice” në Amerikë.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë ndihmë-trajnere të së njëjtës skuadër, dhe duket se miqësia mes dy këngëtareve, do të forcohet pas këtij kompeticioni.

Bebe dhe Dua, u përzgjodhën njëkohësisht, për të qenë pjesë e skuadrës “Blake”, gjatë edicionit që do të zhvillohet këtë vit në ‘The Voice of America”.

“Mirënjohëse që do të luaj rol në një pjesë të vogël të këtij rrugëtimi”– shkruan Dua Lipa në profilin e saj në rrjete sociale.

Ndërkohe edhe Bebe Rexha ka ndarë dy fjalë për këtë pjesëmarrje: “Gjejeni çfarë? Do jem trajnere e The Voice këtë vit. Faleminderit që më përzgjodhët”.

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, kanë një sukses të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtarë, duke qenë shpesh pjesë e spektakleve të mëdha botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here