Rama nga Italia me video selfi: Takova Conten, do takoj edhe Merkelin. Pas Konferencës së Donatorëve do të bëjmë ca skema financiare. Durim, durim durim…

0
120

Kryeministri Rama i ka bërë ‘adetin’ përfundimit takimeve me kryeministrin italian Giusepe Conte dhe ministrit të jashtëm Luigi Di Maio me një videomesazh shpresëdhënës për popullin shqiptar, veçanërisht mijëra të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në kuadër të një turi të ri takimesh, i cili ka nisur me kryeministrin italian, Rama po lobon ‘derë më derë’ për të tërhequr sa më shumë fonde nga miqtë ndërkombëtarë në shkurt në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

Une i kam falenderuar kryeministrin Conte dhe ministrin di Maio për ndihmën e paçmuar të Italisë mike qysh në orët e para pas tërmetit shkatërruës të 26 nëntorit“, tha ai.

Gjithashtu Rama zbulon dhe faturën e dëmeve të një prej tërmeteve më të fuqishëm të dekadave të fundit, rreth 1 miliard euro, të cilat sipas Ramës është e vështirë të mblidhen në konferencën e shumëpritur.

Kryeministrin italian e kam informuar mbi raportin e dëmeve i cili pritet të përfundojë në ditët në vijim, në bashkëpunim me BE dhe Kombet e Bashkuara. Shifra zyrtare nuk ka dalë ende, por të dhënat na japin një shumë që rrotullohet rreth 1 miliard euro.

Do të bëjmë çmos dhe me miqtë e shumtë të Shqipërisë që konferenca e donatorëve të jetë një sukses.
E kemi të qartë që për të përmbushur gjithë nevojat pas konferencës duhet të bëjmë disa veprime duke kombinuar disa skema financimi për rindërtimin sigurisht pa ndërprerë programe të tjera të investimeve, zhvillimit dhe mbrojtjes sociale
“, tha në një video selfi Rama.

Gjithashtu kryeministri ynë do të vijojë takimet e nivelit të lartë për të marrë mbështetjen e më ‘të fuqishmve’ të Evropës.

Në fillim të javës së vjen do të vijoj takimin me kancelaren Merkel“, u shpreh Rama i cili përsëriti dhe një herë se qeveria do të vijojë me kalendarin e saj të rindërtimit duke ripremtuar se brenda vitit 2020 çdo banor i prekur do të jetë në shtëpitë e reja dhe se do tu paguhet qiraja deri në ditën kur do të marrin çelësat.

E di që pritja është shqetësuese për ata që janë jashtë por ju lutem durim, durim durim, sepse askush nuk do të mbetetet vetëm“, u shpreh Rama i cili na zhgënjeu pak se prisnim të ankohej që nuk kishte shkopin magjik.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here