VIDEO/ “Shpresoj ta kesh bo mirë, se ndryshe…”, Stresi ‘kërcënon’ Ermal Mamaqin për Tropojën: Të kesh treguar vlerat e atij qyteti

0
249

I ftuar në emisionin “Tempora”, Sonila Meço ka vendosur të realizojë një videomesazh surprizë për Ermal Mamaqin. Aktori i humorit , së shpejti do të nxjerrë në treg filmin e tij të dytë ‘I Love Tropoja”. Reperi me origjinë nga Tropoja, Stresi, ka dy fjalë për t’i thënë aktorit Mamaqi, për filmin që flet për vendlindjen e tij.

“Shpresoj ta kesh bërë mirë Tropojën time, të kesh treguar vlerat e atij qyteti, krenarinë, besën, dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Shpresoj ta kesh bërë mirë se ndryshe, s’ke për të performu mo live,”- është shprehur Stresi në videomesazhin e tij.

“M’u duk tamam një kercënim i vogël për jetën,”– është shprehur Mamaqi në emisionin “Tempora”.

(R.L/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here