“Mashtruesit shqiptarë”, BILD: Kjo është një fyerje raciste për Shqipërinë

0
58

BILD, gazeta prestigjioze gjermane ka shkruar ditën e sotme për Shqipërinë, ku gjatë një debati televiziv në Gjermani, ku prezantuesi i njohur Markus Lanz ka thënë hapur një fjalë raciste përkundrejt shqiptarëve.

Ndërkohë që debati i tyre ishte i përqendruar në çështjet e mjedisit, taksat dhe autostradat, gazetari u treguar i acaruar para ministrit të Transportit, Andreas Scheuer që e kishte të ftuar në studio dhe i tha se po rrëfen të pavërteta.

Momenti më pikant ka qenë kur prezantuesi i tha ministrit: Kjo është në nivelin e mashtruesve shqiptarë me kona.

E teksa BILD e ka analizuar këtë situatë ka komentuar: Hm- lojtarë shqiptarë mashtrues me kona? A nuk është ksenofobike kjo? Për të mos thënë raciste?

Kujtojmë se kjo situatë vjen pas ngjarjes së bujshme ku ‘BILD’, fshiu lajmin që tregonte se kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë 675.000 dollarë për të lobuar kundër pranimit të Shqipërisë në BE.

Të dielën e 19 janarit gazeta më e madhe gjermane “BILD”, publikoi një shkrim për lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumës perj 675 mijë dollarë. “Bild” shkruante se paratë u “paguan nga rusët për Nick Muzin”, dhe PD më pas i përdori për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Por shkrimi u fshi një ditë më vonë, në mëngjesin e 20 janarit, ku prej orës 08:50, artikulli nuk gjendet më në faqen e ‘BILD’, dhe gazetae nuk ka dhënë asnjë sqarim. As Partia Demokratike nuk ka reaguar për artikullin në fjalë, por është mjaftuar me disa shkrime në media pranë selisë blu, që kanë akuzuar ‘BILD’ se është blerë nga milionat e oligarkëve, ndërsa disa të tjera, shkruajnë se ishte kryeministri Edi Rama që arriti të piratonte për disa orë faqen e BILD. Por pse akuzohet Lulzim Basha? Gjykata e Tiranës, vendosi të pushonte çështjen kundër Lulzim Bashës, pasi sipas gjykatës, me argumentimin se nuk ekziston ‘fakti penal’. PD akuzohet se ka marrë një shumë parash nga rusët për të paguar lobistin amerikan Nikolas Muzin në vitin 2017, ndërkohë që sipas prokurorisë, PD nuk i ka deklaruar kurrë këto para.

Burimi: BILD

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here