Aksidentoi 64-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja?, reagon Ilda Bejleri

0
152

Moderatorja e emisionit të sportit “Procesi sportiv”, Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e sotme në media se ajo kishte aksidentuar një 64-vjeçare të identifikuar si Enriketa Gjzui dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në një prononcim për Dosja.al, prezantuesja Bejleri shprehet se nuk është aspak e vërtetë që ajo ka aksidentuar dikë, por se bëhet fjalë për një inskenim. Ilda shpejgon më tej se zonja në fjalë është rrëzuar vetë para automjetit të moderatores dhe se ajo ka ndaluar makinën për ta ndihmuar, por më pas është larguar.

“Një zonjë u rrëzua pranë makinës time. Ndalova për të parë se çfarë kishte dhe pashë që nuk e kisha prekur fare. Është inskenim, ajo nuk pati asnjë kontakt me mua. Ndalova pak dhe më pas u largova,”– shprehet Ilda Bjeleri.

Mesditën e sotme, Dritare.net publikoi lajmin se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 64-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMË X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe në një reagim në Instastory, Ilda shkruan se lajmi i publikuar është i rremë dhe se gazetarët kanë shpifur. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?”- shkruan Bjeleri krahas fotos ku shihet lajmi për aksidentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here