Arrestohet profesori që ngacmoi seksualisht nxënësen në Fier

0
124

Menjëherë pas denoncimit të emisionit “Stop” për profesorin në Fier që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij, është bërë dhe ndalimi i shtetasi A., Bego, 63 vjeç.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e 63-vjeçarit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Mbrëmjen e djeshme, një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, denoncoi në emisionin “Stop” në Tv Klan ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, A., Bego.

Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Në bisedën e publikuar mbrëmjen e djeshme, profesori dëgjohet të thotë se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here