Mbyti me gaz gra dhe fëmijë/ Lleshaj më shumë se krenar: Ia arritëm për herë të parë të mos kishte gjak, gazin që morëm nga Kosova…

0
345

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në interpelacën që po mbahet në Kuvend, lidhur me nivelin e kriminalitetit në vendin tonë, është përgjugjur për herë të parë dhe mbi sasinë e gazit lotsjellës që ka marrë nga policia e Kosovës, në kohën e protestave që mbaheshin vitin e kaluar në Tiranë.

Lleshaj me një ndjenjë jo të pakët krenarie, tha se gjatë drejtimit të tij të Ministrisë, ishte arritur një sukses i paparë ndonjëherë, që gjatë protestave nuk kishte pasur asnjë  viktimë.

Lleshaj tha më tej se sasia e granatave me gaz lotsjellës që u mor nga Kosova, nuk u përdor dhe u kthye sërish mbrapsht.

“Policia ka luftuar që të mos ketë asnjë viktimë nga ky dyluftim i pazakonshëm në një vit me radhë protestash. Është arritur që të mbrohet jeta dhe liria e qytetarëve, është mundësuar për herë të parë në historinë e përplasjeve në 30 vite që të mos ketë armë të zbrazura në rrugët e Tiranës, dhe të mos ketë gjakderdhje.

Menaxhimi sipas nesh dhe partnerëve tanë ka qenë më i miri, gazi është përdorur nga rezervat që ka pasur policia e shtetit nga qeveria e mëparshme. Në muajin Qershor është marrë një sasi nga Kosova, por që nuk është përdorur dhe është kthyer mbrapsht sërish”, tha Lleshaj në fjalën e tij në Kuvend.

Mediat kosovare publikuan dy ditë më parë një marrëveshje që Ardi Veliu kishte lidhur me kreun e Policisë në Kosovë, me dijeni dhe të ministrave të brendshëm, për të marrë granata me gaz lotsjellës, për të shtypur protestat e opozitës.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here