VIDEO / “Tapë” në timon, polici i FNSH i hyn fierakut me makinë në shtëpi pastaj e qëllon edhe me pistoletë

0
89

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.

Mëngjesin e sotëm, pas një debati efektivi i FNSH-së, Paulin Shpami ka plagosur me armë zjarri një qytetar.

I plagosur ka mbetur Soni Meçe, 70 vjeç.

Efektivi i FNSH duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe i është futur në oborrin e banesës së 70 vjeçarit.

Më pas situata ka dalë jashtë kontrollit pasi të dy janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Në konflikt e sipër efektivi i FNSH ka nxjerrë armën dhe ka plagosur 70 vjeçarin. Mece ka marrë një plagë në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Fier

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes“./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here