Rikthehet fuqishëm Spiropali: Sa më shumë sulmohet Rama, aq më shumë i shtohen votat!

0
135

Elisa Spiropali, është rikthyer fuqishëm në publik, në mbrojtje të liderit Rama dhe pushtetit të Rilindjes, nga studio e Arian Çanit.

Spiropali tha se Ramës i rritet popullariteti dhe votat, sa herë e sulmojnë dhe se gazetarët janë pa pikë etike kur janë përballë kryeministrit të vendit.

“Sa më shumë sulmohet Rama, aq më shumë i shtohen votat…Gazetarët nuk kanë fare etikë kur kanë kryeministrn përballë.
Studio më studio, zi, zi, zi, krimi, krimi, droga. Ky që qenka diktatori i lejoka të gjitha këto.
Të gjithë këta ne i kemi kundër, i kemi përballë, nga media te opozita agresive dhe ne jemi pushteti totalitar?
Ai që qëllonte në Bulevard, i rrinë gazetarët pronto“, tha ndër të tjera Elisa Spiropali, duke vrenjtur herë pas here vetullat, për t’i mëshuar argumentave, përballë Arian Çurrit.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here