“Grusht shteti”, Meta reagon ashpër për miratimit e paketës Anti-KÇK, thumbon edhe Sorecën

0
200

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj miratimit të paketës ligjore “Anti-KÇK”, ku shkruan se u miratua në pabesi të plotë.

Meta e ka cilësuar shtetin si “Polici Parti Propagandë” dhe se nuk kanë asnjë vlerë thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Kujtojmë se pak ditë më parë nga Vlora, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i pyetur për Operacionin Forca e Ligjit, u shpreh se ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më e mirë për t’u adresuar drejtë këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem.

Postimi i plotë

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

(M.Q/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here