Skandalet seksuale nëpër shkolla, shtohen zërat për shkarkimin e Shahinit: Jepni dorëheqjen Besa

0
151

Së fundmi janë denoncuar raste të ubuzimit të nxënësve nga mësuesit e tyre ndërsa ka pasur disa reagime të forta për këtë çështje ndërsa është kërkuar edhe dorëheqja e ministres së Arsimit Besa Shahini.

Ditën e djeshme ka qenë drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin Hazizaj përmes një letre të bërë publike dhe për mediat, që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e ministres së Arsimit Besa Shahini, ndërkohë sot një gjë të tillë e ka bërë deputetje Fatjona Dhimitri.

Teksa shtron një sërë pyetjesh për ministren, Shahini, deputetja kërkon dorëheqjen e saj për arsye që I argumenton se lidhen më menaxhimin e arsimit, dështimin e reformës në arsim, rehabilitimin e shkollave pas tërmetit etj.

Reagimi i plotë:

Znj. Shahini meqë ju belbëzoni sa herë që paraqiteni në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon ti përgjigjeni publikisht disa pyetjeve:

Kur do të veproni lidhur me ngjarjen e turpshme të abuzimit seksual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medias?

Cilat janë masat që ju keni marrë per të eleminuar nga stafet pedagogjike mësuesit pedofilë?

Kush na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?!

A ka marrë ndonjë masë Ministria për ti bërë nxënësit të denoncojnë publikisht të tilla raste?

Sa të tjerë që ende nuk janë identifikuar gjenden nën presione të tilla të abuzimit seksual?

Si mund të uleni në atë karrige të shtrembëruar nga pesha e papërgjegjësise suaj duke e parë me zë dhe figurë se në institucionet arsimore publike që ju mbuloni dhe keni për detyrë të menaxhoni, mësuesit sillen si grabitës të fëmijërisë dhe si dhunues të rëndomtë?

Znj. Shahini, ju nuk mund të mjaftoheni me pushimin nga puna, të nje mësuesi të cilin opinioni publik e pa live se si sillej me nxënësit!

Znj. Shahini, nuk mund të qëndroni e fshehur pas kolltukut tuaj ministror, dhe të justifikoni e mbroni me heshtjen tuaj keta pedofilë, që institucionin arsimor kërkojnë ta kthejnë në strehë dhune!

Nuk mjaftuan gafat tuaja të njëpasnjëshme në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik, nuk mjaftoi paaftësia juaj si Ministre e Arsimit për tu përballur me situatën në të cilën gjendet sistemi arsimor sot. Nuk mjaftoi shkatërrimi që i shkaktuat Akademisë se Shkencave me platformën mbretit pa kurorë “Gjinushi “.

Nuk mjaftoi paaftësia dhe memecëria juaj për rehabilitin e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nuk mjaftoi dështimi i reformave në arsim, por tani duket se nuk ja kurseni as mësuesët pedofilë, e as militantët keqeverisjes Rama.

Si e justifikoni rastin e mësuesit zhigolo të liceut të Fierit? Përse hesht?!

Faktet dëshmojne qartë se propaganduesit e qeverisjes suaj luajnë me fatet e nxënësve në atë që duhet të ishte tempulli i dijes por praktikisht është kthyer në një vend të abuzimit seksual të pedofilëve ndaj fëmijve tanë të pambrojtur nga ju.

JEPNI DORËHEQJEN BESA!

()F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here