Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Deri sot nuk e kemi njohur Kosovën

0
239

Pak orë pasi presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në tëitter shkruante se Xhamajka kishte njohur Kosovën, ministrja e jashtme e këtij shteti e mohoi.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkruante dje  në një postim në Twitterin e saj Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson Smith ndërsa ri-poston statusin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të këtij shteti nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje.

Njohja e Kosovës nga shteti i Xhamajkës është përshëndetur edhe nga ministri i jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj.

Pritet në orët  në vazhdim të sqarohet më shumë e vërteta: E ka njohur apo jo Xhamajka pavarësinë e Kosovës.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here