“Mora valixhen të bashkëjetoja me të dhe nuk ika më!” Moderatorja shqiptare tregon historinë e dashurisë

0
337

Elona Duro, prezantuese në “Top Albania Radio” ka treguar historinë e saj të dashurisë me Lorenc Gogën, me të cilin është e martuar që prej vitit 2017 dhe ka edhe një djalë, që quhet Tomas dhe është 2 vjeç.

E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, ajo tregoi se fillimisht kishin menduar një ceremoni të vogël dasme, por që më pas u kthye në një festë të madhe që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

“Një ceremoni në fakt që u shndërrua në dasmë. Shkova dhe bisedova me përfaqësues të Bashkisë, sigurisht mora këtë lejen dhe ftesën për ta realizuar dasmën atje. Më thanë që maksimumi 20 veta, por shto e shto dhe shkuam rreth 80 veta. Ju premtova që kur të mbaronte ceremonia dhe do të largoheshim si njerëz të qytetëruar, ndërkohë që dasma zgjati deri pas mesnate. Kryetari i Bashkisë më tha: Ju lutem mos shkelni barin, por aty u kërcye dhe u këndua. Doli e tëra jashtë parashikimeve. E gjithë kjo u shndërrua në një festë të madhe për mua, një kujtim shumë i bukur. Isha shtatzënë, 4 muajshe”.

Për sa i përket njohjes me bashkëshortin, moderatorja u shpreh se mund të konsiderohet si dashuri me shikim të parë dhe gjërat mes tyre rrodhën shumë natyrshëm, që nga bashkëjetesa, fejesa, martesa dhe lindja e vogëlushit Tomas.

Moderatorja tregoi sesi pas 1 viti pas takimit të tyre të parë ndodhi dhe ajo kimia mes dyshes.

“Ne takohemi në Prill të 2015 sepse unë do i prezantoja Lorencit një shokut tim dhe ata me punë biznesi do vazhdonin punët e tyre. Unë lë shokun në tavolinë dhe largohem. Më saktë Olti Curri, mikun tim, e prezantoj me Lorencin përmes një shoqes sonë dhe largohem me idenë që ju vazhdoni tani sepse unë kam punët e mia. Që nga ajo kohë, Lorenci më kishte ndjekur në rrjetet sociale, like, komente, por mendoja si një nga ndjekësit që ne kemi të shumtë në rrjetet tona sociale. Pas një viti ne takohemi sërish, gati-gati në po të njëjtën ditë, në orët e para të mëngjesit, në një lokal nate ku të dy ishim në qejfin tonë, pasi kishim konsumuar edhe pak gota alkooli. Unë i prezantohem dhe më thotë të njoh sot, një vit më parë, të ndjek dhe në rrjetet sociale”, tha ajo në Tvklan.

Elona rrëfen se pas takimeve të para nisi bashkëjetesën me Lorencin, dhe që prej ditës që mori valixhet nuk u largua më prej tij.

Që pas asaj nate, u takuam për një ‘first date’ zyrtarisht dhe madje e tregon dhe Lorenci me të qeshur, se pas takimit të parë dhe të dytë, kështu në darkë ose një gotë verë, më tha mua: Hajde qëndro nga mua se unë jetoj vetëm. Edhe unë jetoja vetëm në atë kohë dhe Lorenci thotë nuk e harroj asnjëherë, ti more valixhen dhe nuk ike më. Dhe realisht që pas takimeve të para, ne filuam bashkëjetesën dhe po kështu natyrshëm erdhi dhe fejesa, ceremonia e martesës dhe djali Tomas. Erdhën gjërat shumë natyrshëm dhe si fryt i dashurisë tonë, që ndoshta mund të konsiderohet si dashuri me shikim të parë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here