“Mos na hidh hi syve o kryeministër”, Rama ‘kryqëzohet’ nga banorët e Durrësit dhe largohet (VIDEO)

0
241

Kryeministri , Edi Rama vizitoi sot qytetin bregdetar të Durrësit I cili ka qenë një nga qendrat më të goditura nga tërmeti I 26 Nëntorit, ku inspektoi nga afër punimet që po kryhen për rikonstruktimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

Në përfundim të inspektimeve të tij, një numër I madh banorësh e pritën në rrugë ku kërkonin të dinin për rikonstruksionin e banesave të tyre por edhe të shprehnin kritika se sip o bëhen punimet.

Banorët kërkuan që tullat dhe disa pjesë të strukturës të vendoseshin të reja dhe jo të suvatoheshin sipër ndërsa kishte edhe nga ato që deklaruan se pallatit po I rregullohen vetëm fasadat dhe shkallët e jo apartamentet.

Një prej banorëve iu drejtua Ramës duke i thënë “Mos na hidh hi syve o kryeministër! . Kush na jep garanci që të futemi brenda?”, pasi kryeministri i tha se do t’i vijë rradha nga lart-poshtë.

Pasi hasi ankesat e shumta të qytetarëve, Rama u largua prej tyre, teksa njëri që tha se e njihte inxhinierinë tregoi për mënyrën se sip o operohet në procesin e rikonstruksionit nëpër godinat e dëmtuara.

Pjesë nga biseda:

Banorja: Jemi banorë të pallatit këtu…

Edi Rama: Po tani po punohet…

Banorja: Brenda jo…

Edi Rama: Po unë isha brenda, po punohet aty…

Banorja: Brenda shtëpisë time ishe?

Edi Rama: Nuk e di kush është shtëpia jote…

Banorja: Në katin e dytë është shtëpia ime….

Edi Rama: Po do ti vij radha se kanë filluar nga lart poshtë…

Banori: Po aty është mbushur bodrumi plot me ujë. Në katin e 11 janë tonelata hekura palestre. Mos na hidh hi syve o kryeministër. Kush na jep garanci që të futemi brenda? Po firmosi ndonjë do futem bashkë me tre fëmijët brenda.

Edi Rama: Nuk e di palestrën dhe nuk shkova në bodrum, por po u them se bëhet nga lartë poshtë riparimi. As ti as unë nuk jemi ustallarë. Lejet janë dhënë dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po them që e pashë vetë. Nuk bëhet kjo brenda ditës. Ata nuk e dinin që do vija unë fare.

Banorja: Unë kam akt konstatimin që thotë se është i pabanueshëm por i riparueshëm. Ata e mbushin me shkumë deti dhe me suva. Ajo do hedhur në tokë e do bërë nga e para.

Edi Rama: Po e kanë parë inxhinierët. Ti i njeh inxhinierët? Nga i dallon ti nga njerëzit e tjerë? Aaaa mirëë… (ikën)

Ndiqni videon pas min 10

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here