Edi Rama jep ultimatumin për qytetarët:Paguani dritat ose i presim!

0
176

Edhe pse situata me Koronavirusin në Shqipëri ,po zgjeron dita ditës numrin e personave të infektuar kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme online të zhvilluar me disa nga ministrat e tij është shprehur se çdo qytetar do të duhet të paguaj me çdo kusht dritat ,pasi në të kundërt do i priten menjëherë.

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë se dritat do të paguhen dhe gjithashtu tatim fitimi, ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.

Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në  një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here