Meta iu fryn qirinjve me numrin 15, familja mblidhet e gjitha së bashku, ditëlindje në kushte karantine

0
97

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta ka festuar ditëlindjen e tij të 51, e cila përkon me një nga momentet më të vështira që po kalon vendi, për shkak të përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga Covid19.

Ka qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ajo që ka ndarë një foto nga momentet e festimit të ditëlindjes së bashku me tre fëmijët e tyre, brenda shtëpisë së tyre.Ndërkohë që i veçantë është dhe detaji i qirinjve në tortë, të cilët janë kthyer mbrapsht.

“Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.Pak ditë më parë kryetarja e LSI-së dhe presidenti thanë se po qendronin të distancuar nga fëmijët e tyre, për shkak të dyshimeve se mund të ishin bartës të koronavirusit, por mesa duket periudha e kujdesit ka mbaruar.

Vetë Kryemadhi ka qenë paksa e tërhequr dhe nga akuzat politike, ku duket se ka marrë më së shumti rolin e kryefamiljares, dhe kujdesit për anëtarët e tjerë të familjes.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here