“Mish për top”, mjeku pozon pa rroba për mungesën e maskave

0
120
An employee shows a protective face mask on January 28, 2020 at a pharmacy in Kaufbeuren, southern Germany. (Photo by Karl-Josef Hildenbrand / dpa / AFP) / Germany OUT

Dhjetëra mjekë të spitaleve në Francë kanë kritikuar publikisht qeverinë gjatë javës së fundit, duke denoncuar mungesën e mjeteve mbrojtëse për spitalet, për të cilat ata thonë se janë në gjendje alarmante dhe paralajmërojnë se shumë po punojnë pa maska për shkak të mungesës, e cila mund të çojë në më shumë infektime.

Por një mjek i përgjithshëm në Pomérols, fshat 50km në jug-perëndim të Montpellier ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të protestuar ndaj mungesës së mjeteve mbrojtëse.Alain Colombié, 61 vjeç, ka publikuar një fotografi të tij pa rroba, me vetëm një shirit të bardhë në kokë dhe në krah mbi të cilin shkruhet “mish për top”.

Ai shpjegoi për AFP, se po e bënte këtë”për të mbrojtur të gjithë familjen time të stafin e infermierëve”.Alain Colombié, tha se e bëri këtë si një shpërthim emocional zemërimi. Ai shkroi ne Facebook se presidenti francez Makron qe një gjeneral që po e niste ushtrinë e tij në luftë pa armë. /Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here