“Mos më bëj trimin e të fortin”/ Plas sherri mes Ahmetajt dhe Fevziut, ministri i përmend Sali Berishën, gazetari i kthehet keq: S’të jap ty llogari unë

0
207
Në momnetin që Ahmetaj po shpjegonte mënyrën se Ursula Von Der Leyen, presidentja e KE-së, kishte këmbëngulur për dhënien e fondeve për Shqipërinë që po përballet me Covid-19, Fevziu mesa duket bëri një shenjë me dorë (që nuk u transmetua nga kamera), gjë që ministrit nuk i pëlqeu. Gazetari Blendi Fevziu dhe ministri Arben Ahmetaj janë përplasur mbrëmjen e sotme, teksa ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.
Në momnetin që Ahmetaj po shpjegonte mënyrën se Ursula Von Der Leyen, presidentja e KE-së, kishte këmbëngulur për dhënien e fondeve për Shqipërinë që po përballet me Covid-19, Fevziu mesa duket bëri një shenjë me dorë (që nuk u transmetua nga kamera), gjë që ministrit nuk i pëlqeu.Këtu, Ahmetaj u nxeh dhe i tha: Të lutem, mos ka kalo ashtu me dorë.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Jo, po cc’më duhet mua, a erdhën lekët?

Ahmetaj: Më duhet mua…

Fevziu: Po se kush loboi tani….ky është muhabet kot. kemi gjëra më interesante…

Ahmetaj: Tani ccfarë është interesante për mua ma lër ta vendos unë.

Fezviu: Po, po, por në kohën që të jap unë…

Ahmetaj: Se kur të bën Saliu të njëjtën gjë nuk ia kthen

Fevziu: Tani se ccfarë i bëj unë apo jo Saliut, s’të jap përgjigje ty fare, po fare more vesh apo jo.

Fevziu: Edhe mos bëj as trimin e as të fortin këtu të më tregosh as Saliun e asnjë tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve atje për lekët po je për t’i dhënë.

Ahmetaj: Mos më ndërpe (qesh)

Fevziu: Edhe mos qesh fare sepse është situatë katastrofike, ka qytetarë që po vdesin për bukë

Ahmetaj zbut tonet: Ta ndërpres fjalën, s’ta lë fare (kërkon lidhje tjetër).

Fevziu: Jo po s’do më bësh ti mua replika në studio…

Ahmetaj: Unë kam të gjithë të drejtën e Zotit…

Fezviu: As ti dhe askush tjetër…

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here