Preket edhe familja mbretërore, infektohet Princi Charles

0
60
Mandatory Credit: Photo by David Fisher/Shutterstock (9753789ce) Prince Charles, Camilla Duchess of Cornwall and Queen Elizabeth II on the balcony of Buckingham Palace 100th Anniversary of the Royal Air Force, London, UK - 10 Jul 2018

Koronavirusi prek familjen mbretërore britanike. Princi Charles, është prekur nga virusi i ri Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.BBC raporton se 71-vjeçari ka simptoma të lehta por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshortja e tij Camilla, ka rezultuar negative.

Princi i Uellsit është vetëizoluar në Kështjellën Balmoral në Skoci, së bashku me Dukeshën e Kornwellit. Charles ka filluar të ndihet keq menjëherë pas takimit të tij të mbajtur me Princin Albert të Monakos, i cili ka rezultuar pozitiv disa ditë më parë.

Një zëdhënës i spitalit Clarence bën me dije se princi po vijon detyrat e tij e tij si monark nga shtëpia, teksa shton se nuk është e qartë se nga kush e ka marrë virusin Charles, për shkak të numrit të madh të angazhimeve publike që ai ka./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here