“Rrini në shtëpi”/ Këngëtarja nga Kosova acarohet me politikanët, nuk e kursen fjalorin ndaj tyre: Mos na jepni më porosi ia u … nënën, po na vjen për të vjellë

0
67

Këngëtarja e njohur nga Mitrovica, Mihrije Braha nuk i ka marrë shumë për mirë këshillat e politikanëve për të parandaluar koronavirusi.Ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale, pamje të qytetit pa njerëz por me rrugët e mbuluara nga dëbora. 

Këshillës “rrini në shtëpi”, këngëtarja i është kthyer pa cenzurë duke mos i kursyer edhe kritikat ndaj tyre.“N’shpi jemi mos na jepni mo porosi. mos na dilni ju politikana se po na vjen me vjell jau q*ft bota nanën. Turp… turp…”- shkruan këngëtarja.

Edhe Kosova nuk ka qënë e paprekur nga koronavirusi. Deri më tani janë shënuar disa dhjetra raste, ndërsa një i moshuar ka humbur jetën. Kryeministri Albin Kurti ka izoluar komuna të tërë që kanë pasur raste me covid-19 dhe ka ndaluar qarkullimin e qytetarëve duke e rregulluar me orare.

(K.M/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here