Studimi: Temperaturat e larta dhe lagështia ulin përhapjen e virusit

0
101

Rritja e temperaturave dhe nivelit të lagështirës do ta ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit rreth globit, tregon një studim i ri. Ndryshimi i motit gjithsesi nuk mund ta ndalojë i vetëm sëmundjen.Teksa moti ngrohet dhe lagështira shtohet në 100 qytete kineze, kërkuesit në universitetin e Beihang dhe atij të Tsinghua zbuluan se norma e sëmundjes ra.

“Temperatuart e larta dhe niveli i lartë i lagështisë ulin në mënyrë të ndjeshme përhapjen e COVID-19,”deklaruan kërkuesit e studimit.Presidenti Donald Trump për javë të tëra e ka siguruar popullin amerikan që virusi do të zbehej me ardhjen e prillit, teksa temperaturat rriten.Edhe pse ekspertë të shëndetit dhe studimi i ri sugjerojnë se virusi nuk është aq agresiv në temperatura të larta, ky mot vetëm sa do të uli normat dhe jo ta ndalojë atë plotësisht./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here