U bërtiste pensionistëve në treg para fytyrës pa maska dhe pa doreza, Rama u paraprin komenteve: Duke qenë se ju njoh mirë…

0
125

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas inspektimit që ka zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet, ku u has me disa pensionistë në rrugë të cilëve u bërtiste duke u thënë të shkojnë në shtëpi dhe që dëgjohej qartë në videon e filmuar nga Fax News.

“SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE.PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË.RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E e kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur ”- shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here