Aida Shtino e zhgënjyer nga Arbana Osmani: Po hidhet baltë në punën time 11-vjeçare

0
172

Moderatorja Aida Shtino nuk e ka pritur aspak mirë përmendjen e emrit të saj në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, drejtuar nga Arbana Osmani. Gjatë emisionit, një djalë gjeti nënën e tij biologjike pas 41 vitesh kërkime. Në mesin e atij gëzimi për gjetjen e nënës së tij ai falenderoi dhe komplimentoi Arbanën duke i thënë se ia kishte gjetur nënën ndryshe nga Aida Shtino. Aida e ka përgënjeshtruar këtë gjë duke u shprehur se djali nuk kishte qënë asnjëherë në emisionet e saj.

Epo në tërë këtë zallamahi që po kalojmë duke parë Tv e kthej rastëëisht tek Arbana dhe dëgjoj emrin tim dhe emisionin “Ku je”,a ty ku edhe unë kam filluar! U habita… “Aida nuk ma gjeti nënën dhe ma gjete ti…”. Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra… E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qënë asnjëherë!

Epo të përmendet emri dhe të hidhet baltë mbi një punë 11-vjeçare, me rreth 1600 persona të gjetur, vetëm e vetëm për të bërë numra audience, kjo më habiti… Nëse ky është profesionalizëm s’di ç’të them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenje njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtur një jetë! Nejse shpresoj që këto fjalë t’i marrin me dashamirësi nga unë Aida (meqë më përmendën emrin), që për 11 vjet kam bërë këtë punë çdo ditë dhe kam transmetuar live çdo javë emisionin në kërkim të Njerëzve të Humbur,”- shkruan moderatorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here