“Alo, Edi Rama të shqetëson”, Kryeministri nis të telefonojë qytetarët: Çfarë shqetësimi ke

0
134

 Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme njoftoi se të gjithë qytetarët që mund të kishin probleme gjatë situatës së luftës me COVID-19, mund të dërgonin shqetësimet e tyre në Shqipëriaqëduam.al.

Sot një ditë më pas, Rama ka nisur që të telefonojë vetë qytetarët dhe u kërkon që të shprehin problemin e tyre.“Alo, Edi Rama u shqetëson”, kjo është fraza e parë që dëgjohet pasi hapet telefoni nga ana tjetër. Më pas Kryeministri thotë: Çfarë problemi ke se keni lënë një shënim këtu tek portali.

Ndërsa në një reagim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan: www.shqiperiaqeduam.al ME NJË KANAL KOMUNIKIMI URGJENT PËR HALLET E LUFTËS NË FAMILJET TUAJA. SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here