‘Për ata qe manteli pelerinë iu ba, superheronjtë tanë’

0
38

Poezi nga Fjolla Besimi

Mantelin e bardhë trupit hodhën,Diellin përshëndetën dhe luftën filluen,
N’vijë t’parë t’frontit gjeneral,T’rreshtuen.Në luftëra armikun ti e di,E njef,E edhe e sheh.

Por n’luftën që këta heronjë janë,Ish ma shumë,Shumë ma shumë,Shumë ma e madhe,Nga nji i padukshëm,Padukshëm shkatërrues,Padukshëm frikësues.Ndaj që ma t’lehtë betejën ta kenë,E barrën ma t’lehtë të ia bajmë,E vrapin e luftës ma t’fuqishëm ta kenë.Ballkoneve ti duartrokasim.E Rrugët ti boshatisim.

Ditët që po kalojmë t’lehta
Për asnji sjanë,
Por Ma s’paku për ta janë,
Për ta, Qi manteli pelerinë iu ba, Superheronjtë tanë. / KultPlus.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here