Barbara dhe Salvini falenderojnë Shqipërinë për dërgimin e mjekëve, thumba Europës: E keni memorien e shkurtër

0
331

Moderatorja Barbara D’Urso dhe ministri Matteo Salvini kanë falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 personave të personelit mjekësor, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën ndaj Covid-19. Teksa po fliste në “TG5”, për koronavirusin Barbara falenderoi Shqipërinë dhe thumboi Europën teksa shtoi se atje njerëzit e kanë memorien e shkurtër.

Barbara D’Urso: Dua të falenderoj Shqipërinë për aktin që ka bërë. Janë këtu, po vijnë 30 mjekë. Ka edhe nga Kina, por Shqipëria fqinje është një vend i vogël i varfër. Ndryshe nga Europa që ka vende që aknë memorie të shkurtër.Salvini: E kështu është Barbara, fjala Europë vjen nga bashkimi, por kur vjen puna tek nevoja, ndihmat vijnë nga Shqipëria dhe Venezuela. Askush tjetër nuk ndihet. Barbara D’Urso: Këtu njerëzit po vdesin, po vdesin.

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 664,192. Lajm i mirë është se 142,364 kanë fitur betejën me COVID-19. Numri i personave të infektuar në Kinë po ulet nga dita në ditë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja. Pas Italisë, vendi më i prekur është Spanja ku kanë humbur jetën nga virusi 5,982 persona. Tjetër shtet shumë i prekur në Evropë nga COVID-19, është Franca.

Numri i viktimave në shtetin francez ka shkuar në 2314. Po kështu, të infektuar ka pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.  Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 94, ndërkohë në vendin tonë ka 212 persona të infektuar. COVID-19 është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani aty janë shënuar 32 viktima.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here