Basha nuk ndalet: Të njohurit e mi kanë humbur njerëz nga COVID dhe janë infektuar, por s’janë raportuar

0
76

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë tronditëse, teksa ka folur për statistrikat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri, që sipas tij nuk janë pasqyrë e vërtetë e realitetit të përhapjes së infeksionit.

Gjatë një interviste në “Euronews Albania”, Basha tha se njerës të njohur të tij kanë humbur të afërm nga Covid-19 si dhe janë infektuar, por nuk figurojnë të raportuar te të dhënat e qeverisë. Deklarata e Bashës:

Të testohet personeli shëndetësor, të testohen mjekët dhe infermierët, të testohen punonjësit e policisë, administrata, punonjësit e medias, bukëpjekësit. Pra njerëzit që janë më shumë të ekspozuar duhet të testohen jo vetëm një herë por disa herë.

Testimi do të na tregojë përmasat e vërteta të infeksionit. Unë vetë di raste të të njohurve të mi ku ka patur fatkeqësisht edhe ndarje nga jeta për shkak të Covid-it edhe infeksione për shkak të Covid të cilët nuk figurojnë të raportuar. Pra qartësisht ajo që kemi zyrtarisht përpara nuk është përmasa e vërtetë.

Burimi: Lexo.com.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here