Elvis dhe Fatma Naçi “përveshin” mëngët, shpërndajnë tonelata me ushqime, zbulohet donatori i madh

0
291

Situata e vështirë me COVID-19 nxorri në pah më shumë se kurrë varfërinë në vendin tonë, ku me mijëra familje tashmë mezi po sigurojnë edhe bukën e gojës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shumë shqiptarë nuk mund të ushqehen normalisht, pasi nuk kanë mundësi, në kushtet e izolimit disa javor për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Shumë qytetarë nuk mund të dalin të punojnë për shkak të kufizimeve të vendosur nga qeveria. Të tjerë që e sigurojnë bukën e ditës nga puna vetëm ditore, sërish janë në vështirësi.

“Pranë jetimëve dhe të pamundurve dhe të sëmurëve, në kohë të vështirë!”. Kjo mesa duket është moto që ka udhëhequr me qindra shqiptarë për të grumbulluar pako ushqimore për njerëzit në nevojë. Një nga njerëzit që u ka qëndruar më pranë shqiptarëve në nevojë, në këto ditë të vështira por jo vetëm, është pa dyshim Elvis Naçi.

Naçi thotë se shqiptarët e bashkuar kanë mundësuar përgatitjen e mijëra pakove ushqimore për personat e sëmurë, jetimët dhe nevojtarët, për të cilët këto ditë të pazakonta që po përjeton vendi.

Në Shkozet, pranë ambjenteve të magazinës së Fondacionit Firdeus, prej ditësh po bëhet një punë voluminoze dhe e jashtëzakonshme, pasi janë përgatitur mijëra pako ushqime, të cilati kanë shkuar në ndihmë të familjeve në nevojë. Elvis Naci, tregoi,se një shqiptar i Zvicrës, ka dhuruar 110 mijë franga.

“Jemi në magazinën e Bamirësisë, jam shumë i lumtur për ketë, ka patur donator shumë të mirë, që nuk I harrojnë vëllezërit dhe motrat e tyre shqiptarë që janë sot në hall. Njëri prej tyre, më i madhi, është në Zvicër, ka dhuruar 110.000 franga për ushqimet të shkojnë nëpër familjet e varfëra shqiptare.

Ne menduam që bashkë me donatorin dhe stafin, gjithë kjo shumë e madhe, të shpërndahet nëpër trojet shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Gjithë këto ditë angazhimi vijon, janë shpërndarë shumë ushqime në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Siç e shikoni edhe vetë, janë mijëra e mijëra pako ushqimore që do të shkojnë tek familjet e varfëra. Lë të përpiqet secili prej nesh që të bëjë dicka të mirë.

Këtu janë afërsisht 6000 pako ushqimore për 6000 familje të varfëra. Puna do të vazhdojë se varfëria është e madhe por edhe zemra e shqiptarëve në të njejtën kohë është shumë e madhe.

Kjo punë është e vështirë të bëhet për shkak të organizimit por unë e di që zemra juaj është e madhe. Mos harroni njerëzit e varfër që i keni në fis dhe fqinjët tuaj. Duke u përpjekur sipas mundësisë unë besoj se do ia dalim edhe kësaj rradhe. Patëm një sprovë të madhe me tërmetin, sot me koronavirusin. Por le të lehtësojmë ata që kanë nevojë, duke qenë bashkë jemi më të fortë”,-u shpreh Elvisi.

“Jemi shumë të lumtur sot që arritëm të bënim këto pako ushqimore, janë pako ushqimore bazë që u duhen familjeve. Unë e ndiej si obligim sot ta them, pavarësisht këtyre pakove, jini me dorën në zemër. Unë e ndiej vetë si nënë që jam.

Nëse në fund të ditës ju tepron një gotë me qumësht apo dicka që nuk e konsumoni në familje, shikoni rreth e rrotull tek fqinjët tuaj, se fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për ushqime të thata, kanë nevojë edhe për ushqime të tjera që të rriten të shëndetshëm. Këtë sprovë ta kalojmë duke qëndruar pranë njëri-tjetërit dhe cdo gjë bëhët më e lehtë”,-u shpreh Fatma.

Elvisi ka falenderuar kompaninë Ferra “ kompania Ferra i ka ushqimet cilësore, cdo gjë që i kemi kërkuar ka qenë shumë korrekte, i janë bashkangjitur me zemër bamirësisë së ushqimeve”,-u shpreh Elvisi. Sakaq Redon Rustemi, drejtor shitjesh tek kompania “Ferra” u shpreh se bashkëpunimi me fondacionin “Firdeus” ka qenë i hershëm dhe tepër bashkëpunues.

“Firdeus është një nga klientët tanë seriozë, nga viti në vit Firdeus po ndihmon më shumë familje, realisht është pak sfiduese të punosh me ta pasi familjet në nevojë e kanë urgjente nevojën, por Firdeus është shumë energjik në kërkesat e veta. Kemi gai 4000 familje, të cilat i ndihmojmë cdo muaj, por në këtë përiudhë ky numër është dyfishuar.

Ne përpiqemi vetë të jemi suport, i kemi ndihmuar edhe me mjetet tona, me fuqinë punëtore që ushqimet të shkojnë sa më shpejt tek familjet në nevojë.”

Për fondacionin “Firdeus” kontributi që jep në këto kohë të vështirë që po përjeton vendi është detyrim social për të mbështetur ata që kanë nevojë, gjithmonë duke respektuar nderin dhe dinjitetin e kujtdo.

(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here