“Jamaç” i bashkohet “La Casa De Papel”, zbulohet roli që do luajë

0
64

Serialit shumë të famshëm të Netflix-it, “La Casa de Papel” do t’i bashkohet një prej aktorëve më të famshëm turk. Bëhet fjalë për Aras Bulut Iyenmli i cili njihet nga roli i “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin që përloti botën “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Sipas mediave turke, aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në “La Casa De Papel”. Po i njëjti burim bën të ditur se Aras Bulut do të luajë rolin me emrin “Stamboll”. Ky rol do t’i hapë dyert drejt karrierës ndërkombëtare aktorit.

Falë rolit të tij në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras Bulut arriti të vlerësohet botërisht dhe ka marrë oferta të shumta. Aktori nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare për “La Casa de Papel”, por lajmi tashmë po qarkullon në mediat turke./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here