Karantina i zbulon anën e saj të keqe, Big Mama rrëfen karantinën e saj

0
102

Këngëtarja e njohur e Maqedonisë së Veriut, Big Mama ka qenë pasditen e sotme në një lidhje me emisionin e pasdites “Rudina”.

Artistja ka rrëfyer disa detaje nga vetziolimi i saj, duke treguar se kjo periudhë e ka gjetur vetëm me mamanë e saj. Big Mama shtoi gjithashtu se problemi më i madh që ka këto kohë është se gatuan aq shumë, sa i duhet t’i hedhë më pas, sepse nuk i konsumon të gjitha.

Rudina – Big Mama: Çfarë bëra për t’u dobësuar! (21 nentor 2017 …
Këngëtarja nuk ka qëndruar pa cekur dhe humbjen e babait të saj, duke shtuar se gjatë gjithë kohës njerëzit vrapojnë për të fituar para dhe harrojnë se luksi më i madh është shëndeti.

Big Mama ka treguar po ashtu se ndonëse njihet si një tip mjaft i “zhurmshëm”, i ka respektuar më së miri të gjitha rregullat e karantinimit./revistawho.com

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here