OBSH paralajmëron se lehtësimi i kufizimeve mund të jetë i rrezikshëm

0
127

Organizata Botërore e Shëndetit ka pralajmëruar vendet të jenë të kujdesshme në heqjen e kufizimeve të lëvizjes për qytetarët pasi kjo mund të sjellë një “shpërthim tjetër vdekjeprurës”.Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të tregohen të kujdesshëm me lehtësimin e kufizimeve, edhe pse disa luftojnë me pasojat e rënda ekonomik.

Ai pranoi se në disa vende europiane kishte një ngadalësim të shumëpritur të pandemisë por shtoi se ka një “përshpejtim alarmant” në vendet e tjera përfshirë Afrikën.“Unë e di se disa vende tashmë po planifikojnë lehtësimin e kufizimeve të qëndrimit në shtëpi. OBSH dëshiron të shohë heqjen e kufizimeve aq sa kushdo,” tha ai në një video-konference në Gjenevë.

“Në të njëjtën kohë, heqja e kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një shpërthim tjetër vdekjeprurës. Rënia e kurbës mund të jetë po aq e rrezikshme sa rritja e saj nëse nuk menaxhohet siç duhet.”Por Dr Tedros paralajmëroi se virusi tani po përhapet me shpejtësi në disa vende të tjera dhe theksoi Afrikën, ku ai tha se virusi kishte arritur në zona rurale.

“Tani jemi duke parë përhapje në grupime në më shumë se 16 vende” në kontinentin Afrikan, tha ai. “Ne parashikojmë vështirësi të mëdha për qendrat shëndetësore tashmë të mbingarkuara, veçanërisht në zonat rurale, të cilat normalisht nuk kanë burimet e atyre në qytete.”, shtoi ai /Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here