U infektua bashkë me motrën dhe zhvilloi mbledhje, koordinatori i OSHEE-së në Shkodër fut në karantinë të gjithë punonjësit, presin me ankth përgjigjen e analizave

0
144

Një nga katër të prekur me Covid-19 në Shkodër është edhe koordinatori i OSHEE-së për Vaun e Dejës, Pukën dhe Shkodrën. Sipas abcnews, koordinatori i OSHEE-së ka rezultuar pozitiv në analizën ndaj Covid-19, bashkë me të motrën e tij. Pavarësisht kësaj, mësohet se ai gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim në zyrat e OSHEE.

Pas mbledhjes, gjashtë punonjës të këtij institucioni, të cilët kanë patur më shpesh kontakt me korodinatorin, u janë bërë analizat dhe priten rezultate. Edhe punonjës të tjerë të OSHEE-së, ptitet që t’u nënshtrohen testit. Të gjitha pjesë marrësit në mbledhje janë vetëkarantinuar tashmë.

Ndërkohë, Shqipëria vijon luftën me COVID-19. 416 persona janë të infektuar në vendin tonë dhe 182 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here