35 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha, pamjet e rralla të qytetarëve që qajnë para arkivolit të tij

0
190

Data 11 prill në historinë e Shqipëisë, shënon vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, i cili për më shumë se 40 vite drejtoi vendin, me një pushtet absolut. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij, disa nostalgjik shkojnë në varreza për ti bërë homazhe, por këtë vit duket se e kanë lënë vetëm për shkak të situatës së COVID-19.

Por nëse sot vdekja e tij nuk kujtohet shumë, por në atë kohë qytetarët kanë bërë për disa orë homazhe pranë arkivolit të tij. Në rubkrikën “Dikur”, po sjellim pamjet e homazheve për diktatorin Hoxha, ku radha e qytetarëve duke qarë shkon deri në disa kilometra.

Në atë kohë ai u varros me një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

Por kush ishte Enver Hoxha?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgji thshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985, ndërsa vdes dy ditë më vonë.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here