Jul Deda ironizon ‘Portokallinë’: Fansat i kundërvihen

0
127

Si pasojë e rregullave të vendosura nga qeveria – ku në studio apo skena televizive duhet të jenë vetëm dy njerëz – “Portokallia” u mbyll. Konkurrenti i saj, “Klanifornia,” vijoi spektaklin në formën e skeçeve me dy persona.Sot, Jul Deda, aktor i “Klanifornias” gjeti momentin të krenohej me këtë fakt.“’Klanifornia,’ i vetmi spektakël humori që i mbijetoi pandemisë,” shkruajti ai nën një foto nga xhirimet.

Ky postim kryelartë u has me kritika nga ndjekësit e aktorit. “Nuk arrij ta kuptoj pse pas çdo puntate përmendet ‘Portokallia.’ Ju vjen keq më shumë komentuesve për të ardhurat e ‘Portokallisë’ sesa vetë atyre. Lëreni grupin e ‘Klanifornias’ të punojë se janë njësha,” shkruan një komentues.

“Jul, me gjithë respektin që kam, pse shumica juaj merret dhe ironizon ‘Portokallinë?’ ata që e bëjnë atë spektakël mbase kanë menduar se nuk është e njëjta cilësi humori në këto kushte dhe kanë gjykuar për pak pushim. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj një formati që ju promovoi ju dhe shumë të tjerë,” shton një tjetër.

Këtij komenti, Juli iu përgjigj: “Ku e sheh urrejtjen. Unë thashë që ‘Klanifornia’ është i vetmi spektakël humori për momentin. Po gënjej unë?”“Ju kuptoj shumë mirë me këtë që doni të thoni dhe që jeni humorist i mirë, por nga ‘Portokallia’ keni dalë në fillim si humorist se atje keni filluar. Më vjen keq kur lexoj komente të tilla,”Edhe këtij komenti, aktori iu përgjigj me ironi: “Nuk e mohova këtë. Por pyetja është ku është sot? Pikërisht në këto ditë të vështira?”

Komentet:

Jul Deda ironizon ‘Portokallinë’: Fansat i kundërvihen

Jul Deda ironizon ‘Portokallinë’: Fansat i kundërvihen

Jul Deda ironizon ‘Portokallinë’: Fansat i kundërvihen

Jul Deda ironizon ‘Portokallinë’: Fansat i kundërvihen

Jul Deda ironizon ‘Portokallinë’: Fansat i kundërvihen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here