Koncerti nuk shkon si duhet në Elbasan/ Në vend të duartrokitjeve, banorët e izoluar shpërthejnë në thirrje “Rama ik”

0
177

Tashmë prej më shumë se një muaji, në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi, nëse nuk janë të autorizuar të punojnë.Masat e ndërmarra kanë bërë që shumë biznese të mbyllen dhe aktiviteten që grumbullojnë njerëz të mos zhvillohen. Po artistët kanë gjetur një mënyrë, tjetër për të kënaqur publikun dhe kryesish banorët e “kyçur” në shtëpi nga virusi vdekjeprurës, duke zhvilluar koncerte për to, një mënyrë kjo për ti argëtuar në kushtet ku ato ndodhen.

Në Elbasan duket se koncerti i një grupi aktivistësh të mbështetur nga Bashkia Elbasan, nuk është mirëpritur nga qytetarët e lagjes “5 Maji”. Thirrjet “Rama ik” kanë shpërthyer nga ballkonat e pallateve nga qytetarët që kanë shprehur pakenaqësinë ndaj qeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here