Koronavirusi/ Lajm i mirë nga Britania e Madhe, vaksina gati brenda shtatorit

0
56
15 Prominent Pharma Companies in Vaccine Developments for COVID-19 - ResearchAndMarkets.com

Lajm i mirë nga Britania e Madhe. Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati brenda muajit shtator.Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britani për një vaksinë deklaron se është 80% e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar muajin e shkuar, kur u shpreh se se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, Gilbert  konfirmon tashmë një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh.

Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here