‘Nuk jam më mjek’/ Berisha bëri deklaratën, Braçe nuk fal: Po çfarë i bie që je? E tha më në fund një të vërtetë

0
182

Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”.Dje Berisha deklaroi se edhe pse kishte punuar 20 vite si mjek, nuk do të kontribuonte për koronavirusin pasi kishte humbur të gjitha aftësitë. Kjo fjali duket se ka intriguar Braçen, i cili ka ngritur disa pyetje lidhur me profesionin e tij, duke pyetur se sa të vërteta janë gjithë deklaratat e tij të bëra deri më tani si mjek.

Sali Berisha prej vërteti; E tha më në fund një të vërtetë: Nuk jam më mjek! Kështu është! Por, nëse nuk është më mjek, sa të vërteta janë ato që vazhdon të thotë si mjek?! Madje ai epidemiolog e infeksionist kur nuk ka qënë kurrë i tillë?! Nëse nuk është më mjek, çfarë i bie të jetë më ky?,”-shkruan Braçe.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here