Krishti u ngjall! Mesha e Pashkës katolike zhvillohet online, katedralet bosh, Imzot Frendo: Kjo natë më kujton ’97, sakrifica do të shpërblehet

0
153

Në mesnatë u zhvillua mesha për Pashkët Katolike në Tiranë, Shkodër, Lezhë  dhe qytete të tjera, por këtë herë ndryshe, katedralet ishin bosh, pasi në vend është përhapur COVID-19. Meshën në  Katedralen “Shën Palit” në Tiranë, e drejtoi Imzot George Frendo, por aty nuk kishte asnjë qytetar, gjithçka u zhvillua online.  Imzot George Frendo u shpreh se nata e 12 prillit i kujtonte vitin 1997, por theksoi se të gjitha sakrificat do të shpërblehen. Ai theksoi në mesazhin e tij për Pashkën  se në këto ditë të vështira duhet kurajo dhe besim.

Ndërsa zakonisht ju takoj në këtë kishë katedrale sonte nëpërmjet televizorit. Cdo vit kremtojmë festën e Pashkëve, por në një situatë të ndryshme. Më kujtohet kur kam kremtuar pashkët për herë të parë në Shqipëri, marsi i 1997, gjatë kremtimit kam parë disa besimtarë duke qarë, por unë kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se ushtarët ta kapnin për ta çuar drejt kryqit u tha apostujve, ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim.

Kur gruaja është duke lindur hidhërohet, se i erdhi ora e lindjeve, por kur lind foshnja, ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka sjellë një njeri në botë. Sot po bëjmë shumë sakrifica por le të hedhim me shpresë një shikim drejt një të ardhmeje që do të kurorëzojë të gjitha sakrificat që po bëjmë këto ditë”, tha ai.

Pashkët

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit,  sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Pra data e Pashkëve zhvillohet mes 22 marsit dhe 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here