Në Sarandë nuk pyesin për karantinë, nis plazhi pa u shqetësuar nga Covid-19 (VIDEO)

0
140

Kjo është fundjava e katërt rresht që Shqipëria qëndron nën një regjim të rreptë masash kundër Covid-19. Lëvizja jashtë banesës është e ndaluar. Por masat kufizuese nuk zbatohen në të gjithë vendin.Argjirolajm.net sjell një video nga Saranda sot, ku siç shihet shumë qytetarë kanë nisur plazhin. Mosrespektimi i masave kufizuese dhe distancimit social i ekspozon ata përballë rrezikut të koronavirusit.

Duket se ka një lloj ‘shkelje syri’ nga Policia e Shtetit, se ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo lirshmëri në Sarandë, qytet që deri më tani fatmirësisht s’ka raste të identifikuar me Covid-19. Autoritetet ndërkohë përsërisin apelin për të zbatuar masat kufizuese. Nëse duket sikur deri më tani e kemi fituar betejën me virusin famëkeq, kjo është e gabuar. Nuk mund të thërrasim ende ‘fitore-fitore…’, por duhet të respektojmë masat kufizuese.

©argjirolajm.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here