Në Shkodër “guxohet, besimtarët luten në sheshin para Katedrales

0
137

Balona në formë kryqi që ngrihen qiell, qetësi dhe festë në izolim. Kjo ishte Pashka e këtij viti thuajse në të gjithë vendin, por jo dhe aq në Shkodër.Në qendrën e veriut, mesha e mesditës u zhvillua si zakonisht në Katedralen e Shkodrës ndërsa tullumbace në formën e kryqit u ngritën në qiell në formë lutjeje për të përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Mesha u ndoq nga pjesëtarët e kishës por nuk munguan edhe qytetarë të paktët, të cilët zgjodhën të lënë karantinën për të kryer ritualet e përvitshme të besimit të tyre. Në Shkodër, ashtu si dhe në qytete si Durrësi apo Elbasani, nuk kanë munguar aktivitetet gjatë pasditeve në rrugët e qytetit. Këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili, mendoi për të argëtuar qytetarët shkodranë nga ballkonet e shtëpive./ A2 CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here