Pas zgjerimit të fashës orare, policia ngre në ajër dronët për monitorim

0
139

Qarkullimi i qytetarëve në Tiranë do të monitorohet me dron. Prezantimi i tyre është bërë sot pranë stadiumit Dinamo.Mjetet fluturuese u ngritën në ajër ndërkohë që përsërisnin masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit si dhe ndëshkimet që parashikohen në bazë të Aktit Normativ të miratuar nga qeveria.

Në prezantim ishte dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili tha se lehtësimi i fashës orare nuk duhet keqkuptuar nga njerëzit si mundësi për të dalë për nevoja të tjera përvec punës ose pazareve. Çdo person që shkel rregullat tha ai tashmë do të monitorhet nga dronët.

“Zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Dua t’i bëj një thirrje qytetarëve që ta kuptojnë derjt që zgjerimi i fashës orare do të thotë që të krijohet më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia e qarkullimit që ata që duan të shkojnë për të blerë. Zgjerimi i fashës orare është bërë vetëm për të mundësuar vetëm një destinacion, ose në punë, ose në dyqan për të zgjidhur nevojën imediate jetësore. Përndryshe kush do të gjendet jashtë kushteve, policia do të shtojë masat e saj për të rritur kontrollin.

Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikim të personave që shkelin, mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit. Ftoj qytetarët për bashkëpunim, siç kanë bërë deri tani dhe për mirëkuptim dhe mos keqkuptim të fashës orare që synon mosgrumbullimin. Kemi forcuar tregjet në të gjithë vendin. Ftoj qytetarët për bashkëpunim që të fitojmë rezultatin e pritur. Janë të gjitha kapacitetet në dispozicion”, deklaroi Lleshaj. /Opinion.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here