E TMERRSHME/ Ndërron jete i riu student në mes të ditës, e shtyp kamioni që po punonte për ndërtimin e pallatit në TIRANË, askush nuk FLET (FOTO-VIDEO)

0
97

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën në mes të ditës, në kushtet e izolimit kur presupozohet mos ketë as trafik e as makina, një student i ‘Marin Barletit’. Bëhet fjalë për të riun Reldi Guga, vetëm 23 vjeç, raporton newsbomb.al.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë pranë Uzinës Dinamo ku një shofer kamioni që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut, ka shtypur studentin i cili po lëvizte me biçikletë.

Mirëpo, çuditërisht asnjë media nuk e ka raportuar këtë ngjarje të kobshme. Ndërkaq, profesori Erion Kristo i cili e ka patur student Reldin, shkëput një pasazh me video nga ora e leksionit ku i riu thotë së në Shqipëri nuk zbatohen ligjet.

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz?

Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!”, shkruan Erion Kristo.

Burimi: newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here